Për Ne

Une quhem Vlora, dhe jam 35 vjeqare. Jam nga Mitrovica por jetoj në Prishtinë. Bizhuterite e mia jane te njohura me emrin bizhuteri me tel, sepse i punoj me tel dhe me gure te xhamit apo te keramikes.

Me profesion jam Biologe, por çdo here kam pasur një dashuri te veçantë per Artin dhe Muzikën, Natyrën dhe bukuritë e saja.
Prirja ime per Artin u shpreh edhe më shum kur fillova të merem me punimin e bizhuterive.

Punimi im i parë ka qenë një qafore te cilën e kam punuar me duar, pa vegla dhe me mundime, sepse vegla nuk kisha atëherë, dhe kjo qafore, ende ekziston. E kam lënë për ta kujtuar ditën kur jeta ime e ka mare një kthesë, e cila ka një vlerë të posaqme për mua.

Këtë dhunti të cilën ma ka dhuruar Allahu I lartmadhëruar e çmoj dhe e kultivoj shum, e sa here më vjen inspirimi e adhuroj dhe e falendëroj.

E falendëroj nënën time që më ka lindur dhe rritur dhe prej të cilës e kam trashëguar aftësinë për pundore. Gjithashtu e falendëroj edhe vjehrrën time e cila mi ka blerë veglat e para dhe më ka përkrahur që të vazhdoj ta kultivoj dhe ta qes në shesh dhuntinë e cila deri atëherë ka ekzistuar por ka qenë e pazbuluar.

Të krijosh diçka me duart e tua, është një gjë shum e madhe dhe e vlefshme për mua. Të krijosh bizhuteri, do të thot kënaqësi dhe qetësi shpirtërore. Mua më ushqehet shpirti kur shoh se çfarë kanë punuar duart e mia.

Inspirimin për krijimin e bizhuterive e mar po thuajse çdokund, por më tepër inspirohem nga bukuritë natyrore. Sidomos kur shkoj në pushim veror, zakonisht në detë, inspirohem nga deti sepse ate e dua shum.

Ndoshta dikujt do ti duket çudi, por kur më vjen inspirimi për ndonjë disajn, më duhet patjetër ta punoj dhe del në shesh diçka që ashkush nuk e ka pare më pare. Shpesh më pyesin njerëzit se si më bien në mend idetë e tilla. Nuk di si ta spjegoj atë ndjenjë, por vetëm e ndjej se më udhëheq një fuqi e padukshme.
Dhe kështu krijoj copa unikate bizhuterishë. E dua atë çka bëj, dhe secilën bizhuteri e punoj me dashuri. Dhe çdoherë ndiej krenari kur dikush i blen bizhuteritë e mia dhe i përdorë.

Punëtoria ime është e vogël dhe gjendet në shtëpinë time. Përbëhet nga tavolina dy llampa dhe veglat që më shërbejnë për ti punuar bizhuteritë. Punoj me tel të trashësive të ndryshme, gurë të xhamit dhe keramikës, si edhe me rruza të çmueshme siç janë Opak, Ametist, Swarovski etj.Gurët nga keramika i punoj vet, sipas dëshirës dhe porosisë.

Për gruan e cila është moderne, elegante dhe me stil të veqant, mënyra më e mire për ta shprehur stilin dhe imazhin janë veshja dhe bizhuteritë.

Unë mendoj se bizhuteritë janë më shumë se zbukurim. Ato janë ju, vetja e juaj dhe personaliteti juaj.

Si pronare dhe disajnere e bizhuterive me tel, përdori vetëm material kualitativ dhe disajnoj dhe punoj bizhuteri vetëm të një lloji, mvarsisht nga stili dhe imazhi.

Përpiqem ta theksoj elegancën e juaj, duke e theksuar veshjen e juaj. Besoj që bizhuteritë e mia do ta zgjojnë bukurinë dhe personalitetin e juaj i cili është po aq i veçantë sa edhe ju.
Jetoj me një burë të mrekullueshëm me dy djemtë e mi dhe me prindërit e burrit. E dua artin e të krijuarit të bizhuterive, krahas muzikës, kafshëve dhe natyrës sidomos bregdetit.

Me sinqeritet,
Vlora Nushi Shileku

Aksesuar solemn 50 E

 

Aksesuar per fustan, 50 E